Prishtina fiton Kupën e Kosovës Foto: Koha

Prishtina fiton Kupën e Kosovës

04 mars 2018 21:20

Një finale e zjarrtë u zhvillua sot në Therandë në Kupën e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit.

Në palestrën e stërmbushur në “13 Qershori” ishte klubi nga kryeqyteti i Kosovës që u shpall kampion, duke fituar finale me rezultat 77-74, raporton Koha.net.

Ishte një luftë e jashtëzakonshme në parket nga të dyja palët dhe fituesi u vendos në sekondat e fundit të takimit.

Edhe në kategorinë e femrave Prishtina sot kishte fituar Kupën e Kosovës, duke fituar ndaj Penzës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme