Sport

Rashica përshëndetet me fansat dhe klubin e Vitesses

Ylli kosovar, Milot Rashica sot ka qenë prezent në sfidën ndërmjet ish-ekipit të tij Vitesse dhe Ajaxit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kishte shkuar për t’u përshëndetur me fansat dhe klubin e Vitesses, që e nderuan sot atë, transmeton Koha.net.

“Koha për t’i thënë lamtumirë fansave të Vitesses. Falemdinerit për gjithë mbështetjen që me keni dhënë. Gjithashtu shumë faleminderit zyrtarëve të klubit që më nderoi sot”, ka shkruar Vitesse.

Takimin e sotëm Vitesse e fitoi ndaj gjigantit holandez, Ajax me rezultat prej 3 me 2.

Në afatin kalimtar të janarit Rashica u bashkua me klubin gjerman Werder Bremen.