Wenger e pranon se sezoni aktual është më i keq se ai i shkuari

Wenger e pranon se sezoni aktual është më i keq se ai i shkuari

04 mars 2018 11:51

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka pranuar se skuadra e tij ka bërë hap prapa në krahasim me një sezon më herët, por ka shtuar se “mund të jetojë me këtë realitet”.

“Topçinjtë” nuk ishin kualifikuar për Ligën e Kampionëve vitin e shkuar për herë të parë në 17 vjet, dhe duket se edhe sivjet do të mbesin prapa, përpos nëse fitojnë Ligën e Evropës.

Aktualisht, Arsenali ka 13 pikë më pak se Tottenhami që mbyll top-katërshen, teksa është eliminuar nga dy kupat.

“Ky sezon është më i keq se ai i shkuari sepse vjet fituam kupën dhe patëm 75 pikë. Nuk e mohoj këtë, por do ta analizojmë në fund të sezonit. Mos u brengosni, mund të jetoj me këtë realitet”, ka thënë Wenger.

Arsenali sot përballet me Brightonin në Premier Ligë para ndeshjes të së enjtes me Milanin në Ligën e Evropës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme