Sneijder pensionohet nga futbolli ndërkombëtar

Sneijder pensionohet nga futbolli ndërkombëtar

04 mars 2018 11:41

Mesfushori holandez Wesley Sneijder ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës ndërkombëtare me Holandën.

Vendimi vjen pas diskutimeve me përzgjedhësin, Ronald Koeman, që udhëtoi drejt Katarit për ta takuar Sneijderin.

“Wesley është një prej përfaqësuesve më të mirë viteve të fundit, lojtar i mrekullueshëm me qëndrim të madh. Por dua të krijoj një ekip të ri dhe më duhet të bëj zgjedhje”, ka thënë Koeman.

33-vjeçari Sneijder thotë se e dinte që një ditë do të largohej nga kombëtarja holandeze.

“Mbi të gjitha, e kuptoj që Koeman dëshiron epokë të re me lojtarë të rinj. Kemi folur për këtë haptas në një diskutim miqësor dhe e respektoj vendimin e tij”, ka thënë Sneijder.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme