Një kryetar trajnerësh në përbërjen e Vëllaznimit

Një kryetar trajnerësh në përbërjen e Vëllaznimit

04 mars 2018 11:39

Me ndonjë kilogramë më tepër dhe me përvojën si trajner e drejtues trajnerësh, Leonard Cula ka veshur edhe njëherë petkun kuqezi tradicional të Vëllaznimit të Gjakovës.

Në moshën 37-vjeçare, emri i njohur i hendbollit gjakovar dhe atij të vendit në përgjithësi, i është kthyer karrierës si lojtar.

Cula ka luajtur në ndeshjet e deritashme kampionale të Vëllaznimit në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës, ndërsa kthimi i tij në fushën e lojës është pjesë e riorganizimit të madh që po ndodh në klubin gjakovar. Në ndeshjet me Samadrexhën në udhëtim dhe me Zhegrën në shtëpi, Cula ka shënuar nga tre gola, por kontributi i tij më i madh ishte në mbrojtje dhe sidomos për të udhëzuar lojtarët më të rinj në fushë dhe për t'iu dhënë atyre një shembull pozitiv. Për t'iu dhënë lojtarëve të rinj shembull, ishte edhe motivi kryesor i Culës që t'i kthehet lojës së hendbollit.

Vëllaznimi është riorganizuar në fillim të vitit pas shumë kohësh si klub mesatar apo i pjesës së poshtme të Superligës. Drejtuesit e ri postin e trajnerit ia besuan Culës e Benon Brahushit, por i pari vazhdimisht ishte i joshur për të dhënë sërish kontribut në terren... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme