Roma i shkakton humbjen e dytë në sezon Napolit Foto: Reuters

Roma i shkakton humbjen e dytë në sezon Napolit

03 mars 2018 22:43

Derbi i javës së 27 në Serie A ndërmjet Napolit dhe Romës i ka takuar ekipit mysafir.

Në një ndeshje spektakolare, Roma arkëtoi pikët e plota duke e mposhtur liderin me rezultat 2 me 4, raporton koha.net.

Për Napolin golat i shënuan Insigne e Mertens, kurse për Romën shënuan Under, Perotti e dy herë shënoi Edin Xheko.

Përkundër humbjes Napoli vazhdon të jetë lider në Serie A me 69 pikë, kurse Roma në vendin e tretë ka 53 pikë. Vendin e dytë e mban Juventusi me 68 pikë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme