Sport

Tare i zhgënjyer me De Vrij, thotë se u tregua mosmirënjohës

Descriptive Text

Igli Tare vijon të jetë i zhgënjyer për një nga dështimet e pakta të karrierës së tij si drejtor sportiv te Lazio, rinovimin me mbrojtësin holandez, Stefan De Vrij.

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka akuzuar mbrojtësin holandez së nuk është treguar korrekt dhe i ka munguar mirënjohja, transmeton SS.

“Me De Vrij nuk duhet të kishim shkuar në këtë situatë, por treguam më shumë besim se sa duhet dhe gjatë bisedave tona nuk u mbajtën shumë premtime. Lazio pati një rol të rëndësishëm në rilancimin e De Vrij, por holandezi nuk u tregua aspak mirënjohës në këtë rast. Gjithsesi, ne kemi besim në profesionalizmin e tij në ndeshjet e mbetura të sezonit”, u shpreh Igli Tare.