Neymari me përfitime të mëdha nga sponsori Nike Foto: Reuters

Neymari me përfitime të mëdha nga sponsori Nike

03 mars 2018 16:29

Kontratat me sponsorët janë kthyer në një burim të mirë të ardhurash për futbollistët. Kjo ka ndodhur edhe me Neymar dhe kontratën e nënshkruar me kompaninë amerikane të veshjeve sportive, Nike për periudhën 2011-2022.

Portali UOL Esporte zbulon detajet e kësaj kontrate, sipas së cilës shifra e përfituar nga 26 vjeçari është përcaktuar nga një sërë faktorësh dhe objektivash. Faktori kryesor që përcakton shifrën e përfitimit të Neymar nga kontrata me Nike është kategoria e ekipit ku militon ai. Kontrata i ndan klubet në 4 kategori A,B,C dhe D.

Nëse Neymar luan në ekip të kategorisë A atëherë ai përfiton 811 310 euro. Nëse ai është pjesë e një klubi të Kategorisë B merr 50% të kësaj shifre, në rast aktivizimi në klub të kategorisë C vlera e përfitimit të tij është sa 1/4 e shumës së kategorisë A. Ai nuk përfiton asgjë nëse është pjesë e një klubi të kategorisë D, transmeton kp.

Në aspektin individual, nëse fiton Kupën e Botës, Neymar do përfitojë 40 565 euro, ndërsa si finalist siguron 24 339 euro. Nëse shpallet golashënuesi ose lojtari më i mirë i Botërorit, atëherë Neymar do të fitojë 162 262 euro për secilën prej këtyre 2 objektivave. E njëjta gjë ndodh me Lojërat Olimpike, Neymar merr 16 226 euro për medaljen e artë, 81 131 euro si golashënuesi më i mirë dhe 121 696 si lojtari më i mirë.

Por trofeu që do t’i mundësojë atij më shumë të ardhura është ‘Topi i Artë’. Nëse braziliani do ta fitojë atë do të sigurojë 811 310 euro. Kjo shifër do të shkojë në 3 245 240 euro nëse e bën të tijin këtë trofe 4 herë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme