Teknologjia VAR do të përdoret në Botëror për katër raste

Teknologjia VAR do të përdoret në Botëror për katër raste

03 mars 2018 14:15

FIFA ka aprovuar përdorimin e videoteknologjisë gjatë Kampionatit Botëror që do të mbahet në verë në Rusi.

Organi qeverisës i FIFA-s, IFAB, ka njoftuar se do të përdorë teknologjinë VAR, derisa shtëpia e futbollit evropian ka thënë se nuk do ta aplikojë këtë teknologji në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.

Kritikët kanë thënë se VAR ka krijuar paqartësi nëpër garat që është përdorur, sidomos për shikuesit në stadiume, të cilët nuk janë në dijeni se ndonjë vendim është duke u analizuar gjatë ndeshjes.

IFAB në një komunikatë e ka përshkruar këtë vendim si “hap të rëndësishëm për më shumë drejtësi në futboll”.

Sipas protokollit, VAR do të përdoret në katër raste: në gola, penalti, kartonë direkt të kuq dhe ngatërrim të identitetit të lojtarëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme