Guardiola synon edhe dy transferime te City

Guardiola synon edhe dy transferime te City

03 mars 2018 13:33

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka bërë të ditur se do të transferojë një ose dy lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës.

Që prej emërimit si menaxher i klubit anglez, spanjolli ka shpenzuar 450 milionë funte.

“Qytetarët” pritet të jenë aktivë edhe gjatë kësaj vere, por blerjet pritet të jenë më të lira krahasuar me vitin e kaluar.

“Natyrisht se blejmë shumë lojtarë dhe ata na ndihmuan shumë. Gjatë verës do të blejmë një apo dy lojtarë. Blerjet në verë do të jenë më të lira”, ka thënë Guardiola.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme