Sport

“Shtegu i shpresës” nis në Prekaz e përfundon në Koshare

Organizata “Kosova Trail Running Association” organizojnë “Shtegun e Shpresës” (Trail of Hope) me rastin e shënimit të 20-vjetorit të fillimit të luftës dhe 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Sot dhe nesër do të organizohet një vrapim, i cili do të fillojë në Prekaz dhe do të vazhdojë Gllogjan, për të përfunduar në Koshare.

Kosova Trail Running Association ka për qëllim promovimin dhe masivizimin e vrapimit malor, duke organizuar gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.