Bashkimi mposht Rahovecin, kualifikohet në finale të Kupës

Bashkimi mposht Rahovecin, kualifikohet në finale të Kupës

02 mars 2018 20:02

KB Bashkimi është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në basketboll, pas fitores që shënoi sonte ndaj Rahovecit.

Në palestrën “13 Qershori” në Suharekë klubi nga Prizeni ishte dominant ndaj Rahovecit pothuajse gjatë gjithë takimit, transmeton Koha.net.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 43:47 në të mirë të Bashkimit, kurse rezultati final i ndeshjes ishte 76:93.

Bashkimi në finale e pret fituesin e përballjes Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme