Mourinho konfirmon largimin e Ibrahimoviqit

Mourinho konfirmon largimin e Ibrahimoviqit

02 mars 2018 15:34

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se Zlatan Ibrahimoviqi pritet t’i jap fund karrierës së tij me klubin në fund të këtij sezoni.

Lëndimet e vazhdueshme kanë pamundësuar që suedezi të zhvillojë më shumë se shtatë paraqitje këtë sezon, ndërsa portugezi beson se ai do të largohet nga Old Traffordi gjatë verës.

“Për Zlatanin, mendoj se është sezoni i fundit te Manchester Unitedi dhe do të jetë vendim personal i tij nëse do të luajë apo të vazhdojë”, ka thënë Mourinho në konferencën për media.

“Mendoj se e ka fituar të drejtën që të vendos për jetën dhe të ardhmen e tij. Një lojtar i mrekullueshëm. Vetëm ai lëndim i tmerrshëm në momentin e gabuar pamundësoi që ai të shfaqte disa sezone të bukur me ne”, ka thënë veç të tjerash trajneri portugez.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme