Klubet e Premier Ligës nuk e duan teknologjinë VAR

Klubet e Premier Ligës nuk e duan teknologjinë VAR

02 mars 2018 14:32

Klubet e Premier Ligës raportohet se janë duke planifikuar të votojnë kundër futjes së teknologjisë VAR në elitën e futbollit anglez.

Sipas BBC-së, një numër i klubeve të Premier Ligës kanë shprehur shqetësim për sistemin në bazë të kritikave që kanë marrë në ndeshjet testuese.

Së paku 14 prej 20 ekipeve duhet të votojnë në favor të VAR-it me qëllim që të aprovohet për t’u përdorur në ndeshjet në nivelin e klubeve.

Ky sistem u kritika shumë në ndeshjen që Tottenhami e fitoi 6 me 1 kundër Rochdale në kupën FA. Gjatë këtij takimi ishte anuluar një gol i rregullt dhe një penalti nuk u akordua.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme