Skriniari synon të prishë serinë pozitive të Milanit

Skriniari synon të prishë serinë pozitive të Milanit

02 mars 2018 13:48

Milan Skriniar ka thënë se do të tentojë të prishë serinë pozitive të Milanit dhe se Interi “nuk duhet të humbë kohë”.

Milani është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit dhe ringjalljen e filloi me fitoren 1 me 0 në kupën e Italisë kundër Interit në fund të dhjetorit, por Skriniar beson se situata do të ndryshojë të dielën.

“Duam të ndalim serinë e Milanit”, ka thënë mbrojtësi për “Gazzetta dello Sport”.

“Ua kthyem besimin në kupën e Italisë. Tani duhet të jemi ne ata që fillojmë. Kundërshtarët kanë vetëbesim dhe janë në formë të mrekullueshme. Gattuso ka bërë punë të mirë. Po luftojnë për secilin top”, ka shtuar ai.

“Po të mundja do të lija jashtë ekipi Suson. Është lojtari kyç. Cutrone? Është i fuqishëm, i ri dhe i motivuar. I duhen disa prekje për të realizuar, prandaj ne duhet të përqendrohemi në të. Fitorja të dielën nuk do të jetë e mjaftueshme”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme