Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve me lehtësi mposht Palermon

Juventusi ka shënuar fitore të thellë prej 4 me 1 ndaj Palermos në xhiron e 25 në Serie A.

Marchisio shënoi golin e parë në minutën e 13-të, raporton Koha.net. Kurse epërsinë e dyfishoi Paulo Dybala me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 40.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe në listën e golashënuesve nuk kishte si të mungonte edhe sulmuesi më efikas në ligë, Gonzalo Higuain, i cili shënoi në minutën e 63 pas një asistimi të bukur nga Dybala.

Dybala arriti të shënojë edhe njëherë në minutën e 89 për rezultatin përfundimtar 4-0. Kurse golin e nderit për Palermon e shënoi Chochev në minutën e 90+3.

“Zonja e Vjetër” tani është lider me dhjetë pikë më shumë se ndjekësi i parë Roma.


MARCHISIO GOAL HD 1-0 by lifefootball
Paulo Dybala Goal vs Palermo (2-0) by allsports0


Paulo Dybala Goal HD - Juventus 4-0 Palermo... by livescoreIn