Liverpooli dhe Tottenhami interesohen për Reusin

Liverpooli dhe Tottenhami interesohen për Reusin

02 mars 2018 12:55

Duke parë që Harry Kane mund të largohet në fund të stinorit, Tottenham ka filluar të mendojë seriozisht për të zëvendësuar sulmuesin më të mirë të viteve të fundit në Premier Ligë.

Klubi londinez ka nisur kontaktet me sulmuesin e Borussia Dortmund, Marko Reus.

28-vjeçari që është nën kontratë deri në verën e vitit 2019 nuk ka ndërmend të rinovojë dhe kjo është një shenjë e mirë për Tottenham. Trajneri Mauricio Pochettino ka shprehur pëlqimin e tij për sulmuesin gjerman, edhe pse ky i fundit ka qenë shpesh i lënduar.

Dortmund e vlerëson 60 milionë Reus, ndërkohë që Tottenham kërkon të nxitojë bisedimet pasi në garë për të është edhe Liverpooli.

Reus është një lojtar i pëlqyer nga Jurgen Klopp, pasi të dy kanë punuar së bashku te Borussia Dortmund dhe pikërisht trajneri gjerman e do me vete në Anfield.

Mbetet të shihet se cila nga këto dy skuadra do të arrijë ta bind Reusin për të kaluar në Premier Ligë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme