Sport

Refuzohet kërkesa për shtyrje, Drita fton tifozët të heqin borën nga fusha

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka refuzuar kërkesën e Dritës për shtyrje të ndeshjes kundër Vëllaznimit, që duhet të luhet sot (e premte, 13:00) në Gjilan, shkruan sot Koha Ditore.

Kërkesa u bë për shkak të borës së madhe që ka mbuluar fushën dhe për ta ruajtur atë nga dëmtimi, por Komisioni i Garave (KG) pranë FFK-së nuk e ka aprovuar atë me arsyetimin se edhe ashtu orari i ndeshjeve të pranverës është i ngjeshur.

Stadiumi i qytetit në Gjilan është më i ngarkuari në Kosovë. Aty luajnë tri skuadra të Superligës. Pos atyre gjilanase Drita dhe Gjilani, në të luan ndeshjet si vendase edhe Vllaznia e Pozheranit. Andaj ruajtja e terrenit në këtë kohë me të reshura, vlerësohet jetike për vazhdimësi të kampionatit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).