Zyrtare: Challandes emërohet trajner i Kosovës

Zyrtare: Challandes emërohet trajner i Kosovës

02 mars 2018 11:44

Bernard Challandes është emëruar përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës në futboll, transmeton Koha.net.

Zvicerani 66-vjeçar do të zëvendësojë të shkarkuarin Albert Bunjaki, i cili u largua në tetorin e vitit 2017.

Në prezantim Challandes ka thënë se do të mundohet të krijojë një ekip të ri dhe të bashkuar të Kosovës.

“Faleminderit për besimin që ma keni dhënë. E njoh dëshirën dhe zjarrin e popullit të Kosovës për futbollin. Për mua është një sfidë e madhe. Kosova është shtet i ri dhe ekipi është edhe më i ri. Duhet ta krijojmë një familje të re ekipore. Ajo që është më e rëndësishmja Kosova duhet të jetë më e bashkuar”, ka thënë Challandes.

“Duhet të krijohet një ekip i madh, ka shqiptarë kosovarë që luajnë jashtë shtetit dhe është detyrë që t’i ftojmë. Vetëm me një zgjidhje të mirë individuale do të arrijmë një ekip që duam. Sot nuk do të flas për kualifikimet, por vetëm krijimin e një ekip të mirë”, ka shtuar ai.

“Po e bëjmë këtë do të kemi mundësi të kualifikohemi”, ka thënë veç të tjerash ai.

Zvicerani Bernard Challandes, 66-vjeçar, ishte i papunë që prej dorëheqjes nga posti tek Armenia në marsin e vitit 2015. Ai më herët ka drejtuar klubet e shumta zvicerane.

Challandes do të debutojë në ndeshjen miqësore kundër Madagaskarit që zhvillohet më 24 mars dhe kundër Burkina Fasos më 27 mars.

“Dardanët” me këto miqësore do të fillojnë përgatitjet për Ligën e Kombeve në të cilën do të përballen me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme