Kosova ngrihet në ranglistë me gjithë humbjet e thella

Kosova ngrihet në ranglistë me gjithë humbjet e thella

02 mars 2018 11:21

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar dy humbje që thuajse ia pamundësojnë kalimin tutje, por të enjten ka njohur një "sukses", shkruan sot Koha Ditore.

Me gjithë humbjet shumë të thella nga Polonia e Lituania, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është ngritur për katër pozita në renditjen e FIBA-s, Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit. Tani renditet e 82-a.

Ranglista botërore e FIBA-s e prezantuar nga "Nike", është bërë publike të enjten pas ndeshjeve të dritares së dytë të kualifikimeve për botërorin e vitit 2019 në basketboll.

FIBA në përpilimin e ranglistës merr për bazë rezultatet e tetë vjetëve të fundit, përkatësisht nga viti 2011 deri në vitin 2018. Kosova luan vetëm prej vitit 2016, por është pak befasuese ngritja për katër pozita, kur merret për bazë fakti që pas publikimit të ranglistës së kaluar, Kosova i ka pësuar dy humbje të thella.

Kosova më 23 shkurt në Wloclawek pësoi me shifrat 90:62 nga Polonia, ndërsa të hënën më 26 shkurt në Klaipeda pësoi edhe më thellë nga Lituania, 106:50. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme