Sport

Nainggolan: Me Romën dua ta fitoj Serinë A më shumë se Ligën e Kampionëve e Botërorin

Ylli belg, Radja Nainggolan ka zbuluar se ëndërron ta fitojë Serinë A me skuadrën e Romës, madje edhe para Ligës së Kampionëve e Botërorit.

Belgu kishte refuzuar oferta të larta nga Chelsea, Interi, Unitedi e nga Kina vetëm për të vazhduar të qëndrojë në Olimpico, transmeton Koha.net.

“Ëndërroj për Scudetton me Romën më shumë se sa të fitoj Ligën e Kampionëve ose Kupën e Botës”, ka deklaruar Nainggolan, raporton Football Italia.