Sport

City turpëron sërish Arsenalin

Descriptive Text

Pak ditë pasi e mposhti në finalen e Carabao Cup, Manchester City ka turpëruar Arsenalin edhe në Premier Ligë.

Në kuadër të xhiros së 28-të, “Qytetarët” arritën që të fitojnë në Emirates 0 me 3.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Bernardo Silva, David Silva dhe Leroy Sane shënuan golat për ekipin e Pep Guardiolas.

Në anën tjetër, Pierre-Emerick Aubameyang pati rastin më të mirë për gol tek Arsenali, por ai nuk u tregua i saktë nga penaltia.

Në tabelë, City mbetet lider me 75 pikë, plot 30 para Arsenalit që është i gjashti. Prapa Cityt është Manchester Unitedi që ka 59 pikë. Arsenali mbetet prapa top-pesëshes, tetë pikë.