Sport

Asensio nuk mendon largimin nga Reali

Anësori i Real Madridit, Marco Asensio, ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Bernabeu.

Spanjolli është lidhur me një numër klubesh evropiane, përfshirë Manchester Unitedin dhe Chelsean.

Këtë sezon, 21-vjeçari nuk ka luajtur shpesh, por në një video të kompanisë sportive Nike, Asensio ka thënë se “gjithmonë tentoj të fitoj çfarë nuk kam mundur”.

“Ishte ndryshim brutal kalimi në klubin më të mirë në botë që ka miliona fansa dhe që ka shumë presion. Debutimi im ishte në finale. Nuk isha nervoz, realizova gol dhe fitova trofeun e parë”, ka shtuar ai.

“Në të gjitha debutimet kam realizuar dhe erdha në Madrid për të qëndruar dhe shënuar gola”.