Sport

Unitedi kërkon Saviqin dhe Jorginhon

Manchester Unitedi raportohet se ka shprehur interesim për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkoviq-Saviq dhe atë të Napolit, Jorginhon.

Klubi anglez pritet të bëjë përforcime në mesfushë për të zëvendësuar Marouane Fellainin që pritet të largohet gjatë verës dhe Michael Carrickun, i cili pritet të pensionohet.

Gazeta italiane “Corriere dello Sport” raporton se mesfushori serb dhe italiani janë në listën e Jose Mourinhos.

Saviq, sipas gazetës, pritet të plotësojë një rol si Frank Lampardi që kishte te Chelsea, derisa Jorginho të luajë në pjesën defanzive të mesfushës.

Opsionet tjera janë Jean-Michel Seri, Victor Wayama dhe Toni Kroos.