Përfaqësuesja e femrave humbi thellë nga Franca “B”

Përfaqësuesja e femrave humbi thellë nga Franca “B”

01 mars 2018 08:55

Lojtaret e Kosovës edhe një herë janë përballur me superioritetin e futbollit evropian, ndonëse jo atij të nivelit më të lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Ishin futbollistet e Përfaqësueses “B” të Francës që të mërkurën fituan bindshëm ndaj futbollisteve të përfaqësueses së Kosovës.

6:0 ishte rezultati i takimit që u luajt në kuadër të turneut "Turkish Women's Cup", që të mërkurën nisi në Alanya të Turqisë.

Të përzgjedhurat e Afërdita Fazlijës nuk ia dolën t'i bënin ballë ekipit kundërshtar, që vlerësohet prej favoritëve për të fituar turneun në Turqi. Kosova pranoi gol menjëherë në minutën e tretë, ndërsa sipas njoftimit të FFK-së ekipet nuk ishin të barabarta në asnjë aspekt. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme