Milani eliminon Lazion, në finale të Kupës përballet me Juventusin Foto: Reuters

Milani eliminon Lazion, në finale të Kupës përballet me Juventusin

28 shkurt 2018 23:36

Milani është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, duke e eliminuar në gjysmëfinale Lazion.

Për dy ndeshjet asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e golit, e kjo nuk ndodhi as në vazhdimet e ndeshjes së sotme duke u vendosur gjithçka në penalti, raporton Koha.net.

Në ekzekutimin e penaltive Rossonerët u treguan më efikas, duke siguruar kualifikimin në finale të Kupës së Italisë ku e pret Juventusi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme