Sport

KB Rahoveci kualifikohet në “Final 4”

Klubi i Rahovecit në basketboll ka siguruar kualifikimin në “Final 4”, duke e mposhtur sot klubin e Kerasan Prishtinës.

Kjo ishte ndeshja e parë e “Final 8” që po zhvillohet në Suharekë, transmeton Koha.net.

Rahoveci fitoi me rezultat 81-74, duke bërë një rikthem fantastik pasi ishte në disavantazh prej 18 pikësh.

Në “Final 4” Rahoveci e pret të premten fituesin e takimit Trepça – Bashkimi, që zhvillohet nesër.