Unitedi e sheh Ter Stegenin zëvendësuesin ideal të De Geas

Unitedi e sheh Ter Stegenin zëvendësuesin ideal të De Geas

28 shkurt 2018 17:17

Manchester United raportohet se dëshiron që portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, të zëvendësojë David de Gean, nëse spanjolli kalon te Real Madridi.

De Gea është lidhur me një kalim te Los Blancos qe disa sezone, dhe sipas “Don Balon”, trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, konsideron që gjermani ter Stegen është zëvendësuesi më i mirë.

Sipas burimeve, Unitedi dëshiron rreth 90 milionë funte për De Gean, dhe ato para do t’i shfrytëzojë për transferimin e portierit të Barçës.

Ter Stegen sivjet ka shkëlqyer në La Ligë. Ai për 25 ndeshje në La Ligë, akoma s’ka pësuar humbje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme