Sport

Buxheti i FFK-së “shpërthen” falë UEFA-s

Descriptive Text

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk pritet të ketë krizë për para në vitet e ardhshme.

Pas pranimit, FFK-ja burimin kryesor të të ardhurave e ka buxhetin e UEFA-s, Konfederatës Evropiane të Futbollit, shkruan Koha Ditore.

Tre drejtuesit më të lartë të FFK-së të hënën janë informuar nga afër se për periudhën prej katër vjetësh, prej vitit 2020 deri në vitin 2024 do të përfitojnë deri në 14,1 milionë euro nga programi i UEFA-s "HatTrick V". Është ky një program i UEFA-s për solidaritet dhe zhvillim, prej të cilit përfitojnë të gjitha federatat anëtare të UEFA-s.

Nëse eventualisht përfaqësuesja e Kosovës në futboll siguron pjesëmarrjen në "Euro 2020", që nuk vlerësohet pa gjasa, të ardhurat e FFK-së do të jenë dukshëm më të mëdha... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)