Sport

Ende s’kanë nisur punimet për qendrën nacionale të xhudos, reagon Kuka

Në fillim të vitit të kaluar, komuna e Pejës i dhuroi Federatës së Xhudos, parcelë prej 16 ari në qendër të Pejës, për ndërtimin e qendrës nacionale të xhudos. Ministria ka ndarë buxhet për këtë objekt, por punimet ende nuk kanë filluar. Në qershor të vitit 2017-të, përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, kishte thënë se kompanitë që konkurrojnë në tenderim të jenë me oferta serioze, përndryshe Federata do të reagojë.

Por, ende nuk kanë nisur punimet, dhe për këtë arsye trajneri Kuka është takuar me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, raporton KTV.

Problemi është paraqitur me kompaninë fituese të tenderi për të ndërtuar Qendrën, e cila ka ofruar më pak para, se që mjaftojnë për ndërtimin e Qendrës.

Dhe nëse punimet nuk shkojnë sipas planit dhe nuk ndërtohet në mënyrë kualitative, atëherë Kuka me xhudistët e tij, do të tërhiqen dhe nuk do të zhvillojnë asnjë aktivitet.

Projekti synohet që të përfundoj në fund të vitit 2018 ose në fillim të vitit 2019-të, ndërsa punimet pritet të fillojnë në pranverë.

Palestra dhe objekti pritet të jetë pesë katëshe, pritet të vendoset edhe selia e Federatës së Xhudos, por pritet të ketë edhe hotel e parking nëntokësor.