Sport

Shkëlqen Griezmann në fitoren e Atleticos ndaj Sevillës

Atletico Madridi ka qenë i papërmbajtshëm në përballjen e sotme ndaj Sevillës në udhëtim, duke e mposhtur 2 me 5.

Diego Costa shënoi golin e parë në minutën e 29, transmeton Koha.net.

Paraqitje të jashtëzakonshme pati Antoine Griezmann, i cili realizoi “hat-trick” me golat e shënuar në minutat 42, 51, dhe 81.

Kurse golin tjetër e kishte shënuar Koke, pas asistimit nga Griezmanni në minutën e 65.

Sevilla shënoi dy gola të shpejtë në fund të takimit përmes Sarabias, minuta e 85, dhe Nolitos që shënoi katër minuta më vonë.

Në vendin e dytë tani Atletico ka 58 pikë, kurse Sevilla mban vendin e gjashtë me 39 pikë.