Sport

Lazio në vendin e tretë pas fitores ndaj Sassuolos

Descriptive Text

Lazio ka rrëmbyer vendin e tretë në tabelën e klasifikimit pas fitores bindëse ndaj Sassuolos.

Skuadra nga Roma fitoi me rezultat 0 me 3, transmeton Koha.net. Milinkoviq-Saviq shënoi dy gola, kurse një gol e shënoi Immobile.

Në këtë takim të tensionuar dy lojtarë u përjashtuan. Në minutën e 54 Sassuolo mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Berardi u ndëshkua me të kuq, kurse në minutën e 62 Marusiq i Lazios u ndëshkua me të kuq.

Lazio në vendin e tretë ka 52 pikë, kurse Sassuolo në vendin e 16 ka 23 pikë.