Sport

Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore Pyeongchang 2018

Lojërat Olimpike Dimërore Pyeongchang 2018, pas shtatëmbëdhjetë dite, kanë përfunduar sot me parakalimin e atletëve që kanë pasur një përformancë të shkëlqyer gjatë këtyre dy javëve të lojërave olimpike.

Aty parakaloi edhe ekipi i Kosovës, i cili për herë të parë morri pjesë në këtë garë.

Skitari Albin Tahiri zuri pozitën 39 nga 108 garues në disiplinën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan.

Tahiri garoi edhe në katër disiplinat tjera si: kombinim alpin (vendi 37), lëshim (50), super sllallom të madh (47), sllallom të madh (56) dhe sllallom (39).