Operohet me sukses Bajram Jashanica, 6 javë jashtë fushës

Operohet me sukses Bajram Jashanica, 6 javë jashtë fushës

24 shkurt 2018 23:46

Mbrojtësi bardhekuq, Bajram Jashanica i është nënshtruar sot në mesditë një ndërhyrjeje në gju pas dëmtimit të pësuar në kupë ndaj Teutës, bën të ditur klubi shqiptar Skënderbeu përmes faqes zyrtare.

“Në ndryshim nga çfarë u mendua pas rezonancës së parë, vizita e specializuar, zhvilluar sot detyroi mbrojtësin t’i nënshtrohej ndërhyrjes. Mbrojtësi ka bërë një ndërhyrje të lehtë me artroskopi nga Dr. Fausto Zanelli, ortoped italian, për fiksimin e kupës së gjurit”, thuhet në konfirmimin e Skënderbeut, transmeton Koha.net.

Faza rikuperuese pas ndërhyrjes do të zgjasë 6 javë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme