Pochettino: Dembele një gjeni, si Maradona e Ronaldinho Foto: Reuters

Pochettino: Dembele një gjeni, si Maradona e Ronaldinho

23 shkurt 2018 22:56

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino beson se Mousa Dembele është një “gjeni i futbollit” ashtu Diego Maradona dhe Ronaldinho.

Në javët e fundit Dembele ka marrë lëvdata të mëdha pas serisë së ndeshjeve pa humbje të Tottenhamit përfshirë përballjet me Unitedin, Liverpoolin, Arsenalin e Juventusin, transmeton Koha.net.

“Mund të flas për Dembelen sepse e njoh atë mjaft mirë për gati katër vjet. Ju kam thënë, dhe disa njerëz përdorin fjalët e mia për ta përshkruar atë, ai është një gjeni i futbollit. Ai është lojtar që e vë përkrah Ronaldinhos, Maradonas e Okochas, lojtarë me të cilët isha me fat të luaja. Për mua, ai është një nga talentët e pabesueshëm në historinë e futbollit”, është shprehur Pochettino, raporton Goal.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme