Sport

Gjiganti spanjoll pas Chiesas, Fiorentina kërkon 40 milionë euro

Descriptive Text

Sirena spanjolle për Federico Chiesan. Për talentin e Fiorentinës nuk interesohen vetëm Napoli, Interi e Juventusi pasi në skenë ka dalë edhe Reali i Madridit.

Los Blancos kanë dërguar disa agjentë për të ndjekur nga afër djalin e Enrico Chiesas dhe nëse mbeten të kënaqur nga paraqitja e tij, Reali i Madridit do ta bëjë një tentativë për të blerë lojtarin në verë, transmeton Supersport.

Për kartonin e Chiesës, Fiorentina kërkon minimalisht 40 milionë euro.