Pjaniq i kundërpërgjigjet kritikëve: Nuk e njihni Tottenhamin Foto: Reuters

Pjaniq i kundërpërgjigjet kritikëve: Nuk e njihni Tottenhamin

23 shkurt 2018 21:48

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniq nuk është i kënaqur për kritikat e ashpra që i janë bërë ekipit të tij pas barazimit, 2-2, ndaj Tottenhamit sfidën e parë në Ligën e Kampionëve.

Kampioni italian kishte lëshuar epërsinë prej 2 me 0 ndaj Tottenhamit për të barazuar me rezultat 2 me 2 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

“Kritikat shumë të rënda? Po, ishin të tepruara pasi kishim përballë Tottenhamin, që është një ekip fantastik që nga mesfusha e lartë. Ata vuajtën në mbrojtje, por ende janë ekip kualitativ, ndoshta ata që na kritikuan nuk e njohin Tottenhamin”, është shprehur boshnjaku për Premium Sport.

Përkundër barazimit Pjaniq ende beson se skuadra e tij mund të kualifikohet.

“Pasi krijuam epërsinë prej 2-0 do të duhej ta menaxhonim më mirë lojën, por ende asgjë s’ka përfunduar, ne kemi vetëbesim dhe duam të kalojmë tutje”, është shprehur Pjaniq.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme