Kosova pëson humbje të thellë ndaj Polonisë Foto: Ilustrim

Kosova pëson humbje të thellë ndaj Polonisë

23 shkurt 2018 20:34

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e sotme ndaj Polonisë në udhëtim, transmeton Koha.net.

Në palestrën "Mistrzow" në Wloclawek kombëtarja polake u tregua e pamëshirshme ndaj Kosovës duke fituar me rezultat 90-62, transmeton Koha.net.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të raundit të parë eliminator të botërorit "Kina 2019".

Te Kosova më efikasi ishte Dardan Berisha me 23 pikë e katër asistime.

Të hënën Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Lituanisë. Ndërsa Polonia përballet me Hungarinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme