Sport

CEV-i ndihmon në hapjen e 10 shkollave të volejbollit në Kosovë

Gjatë këtij viti do të nisin me punë të paktën dhjetë shkolla të reja të volejbollit në dhjetë qendra të Kosovës.

E gjithë kjo në kuadër të Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), projektet e së cilës do të zbatohen nga federatat nacionale edhe në vende të tjera të Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Projekti është katërvjeçar dhe përfshin grupmoshat e reja, ku Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) gjatë kësaj periudhe synon identifikimin e talenteve në të dy gjinitë dhe rritjen e numrit të atyre që merren me këtë sport.

Ky projekt është në fazën finale dhe të enjten ka marrë mbështetjen edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që ishte edhe kusht i Konfederatës Evropiane. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).