Sport

Arsenali, Milani dhe Dortmundi kalojnë tutje në Ligën e Evropës

Arsenali, Milani dhe Dortmundi kanë siguruar vend në 16 skuadrat më të mira të Ligës së Evropës.

Anglezët u kualifikuan tutje pavarësisht humbjes në ndeshjen e dytë ndaj Ostersundsit 1 me 2. Aiesh dhe Sema realizuan dy golat për Ostersundsin, ndërsa Sead Kolashinac shënoi për Arsenalin. “Topçinjtë” kaluan tutje falë fitores 0 me 3 në ndeshjen e parë.

Milani ka kaluar tutje pasi ka eliminuar Ludogoretsin me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve, 4 me 0. Pas fitores si mysafir 0 me 3, italianët fituan 1 me 0 në shtëpi falë golit të Borinit.

Dortmundi ka arritur të eliminojë Atalantan pas barazimit në ndeshjen e kthimit në Itali, 1 me 1. Gjermanët ecin tutje me rezultat të përgjithshëm 4 me 3. Toloi dhe Schmelzer realizuan golat në ndeshjen e dytë. E para u mbyll 3 me 2 n të mirë të Dortmundit.