Sport

Berisha eliminon Januzajn nga Liga e Evropës

Descriptive Text

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, me skuadrën e tij Salzburg ka eliminuar Real Sociedadin dhe Adnan Januzajn nga Liga e Evropës.

Salzburgu fitoi 2 me 1 në ndeshjen e kthimit, pas barazimit 2 me 2 me përballjen e parë.

Berisha, i cili hyri në pjesën e dytë kur rezultati ishte i barabartë 1 me 1, doli të jetë heroi i austriakëve. Ai realizoi golin e fitores në minutën e 73-të.

Januzaj luajti për 90 minuta te skuadra mysafire.