Sport

Totti: Salah një nga më të mirët në botë

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti e ka përshkruar yllin e Liverpoolit , Mohamed Salah si një nga më të mirët në botë.

Salah u transferua në verë te Liverpooli nga skuadra e Romës për 50 milionë euro, dhe ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në sezonin e tij të parë në Anfield Road duke shënuar 30 gola në 36 paraqitje, transmeton Koha.net.

“Niveli në të cilën po luan, momentalisht, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe mendoj se mundet dhe do të bëhet edhe më i mirë”, është shprehur Totti për faqen zyrtare të Liverpoolit.

Ai më tutje ka shtuar, “e njoh atë mirë. Është një shok i mirë dhe dëshiron të përmirësohet edhe më shumë si futbollist. Të gjitha gjërat i bënë si duhet, stërvitet shumë, punon shumë, dëgjon trajnerët dhe kjo është arsyeja pse ai është kaq i mirë për momentin, dhe mendoj se ai mund të përmirësohet ende”.