Sport

Raiola po tenton ta largojë Pogban nga Unitedi

Agjenti Mino Raiola është duke tentur që të largojë klientin e tij, Paul Pogba nga Manchester Unitedi, raporton Sports Illustrated.

Mediat britanike kanë raportuar për një përplasje ndërmjet Pogbas dhe trajnerit të tij, Jose Mourinho në javët e fundit, duke e shtyrë kështu agjentin e lojtarit për të shikuar opsione të tjera për mesfushorin francez, transmeton Koha.net.

Francezi madje nuk ishte përfshirë në 11 startuese në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Sevillës, duke lënë edhe më shumë hapësirë për spekulime se marrëdhënia ndërmjet Mourinhos dhe Pogbas nuk është e mirë.