Rooney u rikthye tek Evertoni për më shumë presion

Rooney u rikthye tek Evertoni për më shumë presion

22 shkurt 2018 15:05

Wayne Rooney ka thënë se do ta kishte humbur dëshirën të luante futboll sikur të vendoste për transferimin në Kinë, në vend të Evertonit.

Gjatë verës, derisa ende ishte pjesë e Manchester Unitedit, Rooney kishte një numër ofertash, por vendosi rikthimin te klubi i fëmijërisë.

Anglezi ka thënë se mundësia që të luajë në presion ishte faktori vendimtar për rikthim tek Evertoni, duke pohuar se donte të tregonte veten para tifozëve të klubit.

“Kisha nevojë për ato gola, për atë presion. Ajo dëshirë për të luajtur do të ishte zhdukur po të vendosja për tjetër opsion”, ka thënë Rooney.

“E dija se rikthimi tek Evertoni kishte më shumë presion – këtë doja. Doja të tregoja veten përsëri para fansave të Evertonit dhe t’i ndihmoja ekipit drejt trofeve”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme