Sport

Klubet franceze interesohen për Benzeman

Paris Saint-Germaini është një prej shumë klubeve franceze që kanë shfaqur interesim për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.

Francezi pritet të largohet nga Madridi në fund të këtij sezoni, edhe pse në shtatorin e vitit të kaluar nënshkroi kontratën e re katërvjeçare.

“Le10Sport” raporton se Benzeman janë duke e monitoruar katër klube franceze.

PSG-ja raportohet se e dëshiron 30-vjeçarin si zëvendësues të Edinson Cavanit.

Gazeta spanjolle “AS” raporton se Benzema dëshiron largimin pasi është lodhur nga kritikat e vazhdueshme në Madrid.