Sport

Leipzigu krijon hapësirë të veçantë në zhveshtore për duhanxhiun Sarri

RB Leipzig ka krijuar një hapësirë të veçantë në zhveshtoren për ekipet mysafire me qëllim që t’ia mundësojë Maurizio Sarrit konsumimin e lirshëm të duhanit.

Sarri të enjten me Napolin do të përballen me Leipzigun dhe synon të rikthejë rezultatin 3 me 1 që gjermanët e siguruan në Itali.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se klubi i Leipzigut ka krijuar një hapësirë prej tre metrash në të cilën do t’i lejohet Sarrit që të pijë duhan.

Klubi gjerman gjithashtu ka ndalur detektorët e duhanit për ta akomoduar trajnerin, i cili njihet për konsumimin e duhanit.