Sport

Emery: Reali nuk e di se çfarë po e pret në Paris

Paris Saint-Germain është thuajse tërësisht i përgatitur për ndeshjen ndaj Real Madridit në “Parkun e Princave” që zhvillohet në muajin mars, dhe Unai Emery ka lëshuar deklarata bombastike, transmeton Sporti në KTV.

“Në shumicën e ndeshjeve këtë sezon kemi treguar se ne mund t’ia dalim, sidomos në “Parkun e Princave” ku e marrim një forcë të madhe, siç e kemi parë në 17 ndeshjet që i kemi fituar sivjet. Marseille dhe Real Madridi e di se do të vijë në Paris, por nuk e di se me kë do të përballet. Do të japim më të mirën në fushë dhe nuk do të mendojmë për të kaluarën apo për të ardhmen, por vetëm për ndeshjen që do të luajmë. Këto ndeshje do të formojnë një pjesë tjetër të historisë së PSG-së”, ka deklaruar trajneri Unai Emery për faqen zyrtare të klubit francez.

Ndeshjen e parë, PSG-ja e humbi në “Santiago Bernabeu” me rezultat 3:1. Me rezultat identik nga Real Madridi, parisienët ishin mposhtur edhe në vitin 1993, por francezët kishin përmbysur gjithçka në ndeshjen kthyese, duke triumfuar 4:1.