Sport

Albin Tahiri i kënaqur me rezultatet në Pyeongchang

Skitari Albin Tahiri pretendon se deri tash ka kryer me sukses misionin e tij në lojërat olimpik dimërore "Pyeongchang 2018".

Ai është i kënaqur që ka arritur t'i përfundojë deri në fund katër garat e para. Me sukses pret ta kryejë edhe garën e pestë, të cilën e ka të enjten në disiplinën sllallom, shkruan sot Koha Ditore.

"Pavarësisht rezultateve, synimi është arritur. Prezantimi i Kosovës është bërë si është më së miri. I kam përfunduar të gjitha garat", tha Tahiri të martën për gazetën.

Skitari 29-vjeçar insiston se për aq sa ka pasur forcë e mundësi ka nxjerrë maksimumin.

"Jam i kënaqur me të gjitha garat që i kam pasur, edhe pse ndonjëherë kam bërë shumë gabime, por në fund rezultatet nuk kanë qenë të dobëta duke pasur parasysh kushtet tona. Nuk mund të matemi me shtetet e forta në asnjë aspekt", është shprehur Tahiri.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).