Futbollistët e Kosovës luten në xhami për fitore ndaj Islandës

Futbollistët e Kosovës luten në xhami për fitore ndaj Islandës

24 mars 2017 11:54

Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës në futboll, paraditen e së premtes kanë vizituar njërën prej xhamive në qytetin e Shkodrës.

Fotografinë e ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, futbollisti Milot Rashica. Pa fjalë, vetëm me simbolin e lutjes është shoqëruar kjo fotografi.

Kosova pret që sonte ta befasojë Islandën në topformë, në ndeshjen që e zhvillojnë në stadiumin “Loro Boriqi” të Shkodrës, në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”. Kjo është xhiroja e pestë e kualifikimeve, ndërsa nga katër ndeshjet e kaluara Kosova ka një barazim e tri humbje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme