Sport

Young: Unitedi ka kapacitet që ta fitojë Ligën e Kampionëve

Anësori i Manchester Unitedit, Ashley Young, ka deklaruar se ekipi i tij ka kapacitete të mjaftueshme që të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Djajtë e Kuqë” nesër luajnë me Sevillën në 1/8 e finales në “Champions”.

“Sigurisht që mund të fitojmë. Nuk hyhet në garë për të mos e fituar atë. Këtë do ta synojmë dhe do ta ndjekim çdo ndeshje. E ardhshmja është ndaj Sevillës. Kjo është ndeshje e vështirë si te Huddersfieldi, si te Newcastle si mysafir. Duhet të koncentrohemi”, ka thënë ai për “SkySports”.

Sezonin e shkuar, Unitedi fitoi në Ligën e Evropës.